Intervistat dhe terminet
Intervistën e caktoni bashkë me kalimin e kandidatit në fazën tjetër, në pamjen e listës.
Si zhvillohet
- Zgjidhni formatin (me prani fizike ose online), kohëzgjatjen dhe terminet që ofroni.
- Kandidati merr një email me lidhje dhe zgjedh vetë një nga terminet e ofruara.
- Kur e konfirmon, intervista shfaqet në faqen „Intervistat”, ndërsa ju merrni një njoftim.
- Nëse asnjë termin nuk i përshtatet, kandidati e njofton këtë përmes së njëjtës lidhje, me një mesazh. Atëherë i ofroni termine të reja.
Mirë të dihet
- Orarin e punës, festat dhe afatin për përgjigje i cakton administratori i kompanisë te „Sistemi”.
- Kandidati merr një kujtesë para intervistës, nëse ajo është e ndezur.
- Nëse kandidati nuk përgjigjet deri në afat, oferta e termineve nuk vlen më dhe këtë e shihni te pozicioni.
- Konfirmimi i terminit përmban edhe një skedar për kalendar.