Kreditet dhe funksionet me pagesë
Funksionet me pagesë ekzistojnë për sa kohë platforma i mban të ndezura. Paguhen me kredite; para çdo konfirmimi shihni çmimin dhe gjendjen.
Kreditet
- Gjendjen dhe historikun i shihni në faqen „Kreditet”.
- Për momentin kreditet i shton administratori i platformës.
Kontrollo përputhshmërinë
Zgjidhni shpallje të hapura, dhe AI për secilën tregon sa i përshtateni dhe pse. Një çmim mbulon deri në dhjetë shpallje. Nëse AI nuk e vlerëson ndonjë grup shpalljesh, kreditet për atë grup kthehen.
Plotëso profilin nga CV-ja
AI e lexon CV-në tuaj dhe propozon profesionin, përshkrimin, përvojën, arsimin dhe aftësitë. Ju zgjidhni çfarë hyn në profil.
Më thekso
- Profili u shfaqet kompanive dhe agjencive për 7, 14 ose 30 ditë, me shenjën „E promovuar”.
- Kompanitë shohin menjëherë edhe emrin, kontaktin dhe CV-në tuaj; agjencitë vetëm pasi ta pranoni kërkesën e tyre.
- Kërkohet një pëlqim i veçantë. Theksimin mund ta ndalni kur të dëshironi; kreditet nuk kthehen.
Përqindjet që jep AI janë vlerësim, jo vendim.